Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

Futbollisti gjerman, Danny Blum, i cili kohët e fundit ka njoftuar se ka përqafuar Islamin, thotë se feja e ka ndryshuar jetën për më mirë.

Para se të konvertohej, ai nuk ishte i kënaqur me jetën e tij.
Disa javë më parë, ai e mori vendimin për të përqafuar Islamin, duke u bashkuar fenë Islame e cila ka rritjen më të shpejtë në botë, njoftoi Agjencia IINA.

Të jetosh në prehër të luksit. Çdo fundjavë hallakamë. Kurrrfarë përgjegjësie për ndonjë gjë. Dhe çfarë në të vërtetë vjen pas daljes në pension? Këto pyetje i erdhën Danny Blum-it ndërsa ai ishte ulur në shtëpi.

Kam mësuar për Islamin nëpërmjet miqve të mi dhe më pas studiova libra për fenë dhe bëra disa hulumtime online. Dhe më në fund  kam ardhur në përfundim se kjo është ajo që unë kam qenë duke kërkuar, deklaroi ai. 

E pranova Islamin si besimin tim dhe unë jam i sigurt se kjo është mënyra më e mirë e jetës, theksoi lojtari e klubit FC Nürnberg.

Danny Blum më tej e përshkroi Islamin si një fe e shpresës dhe e forcës, duke thënë: Islami më dha forcë. Lutja, namazi e qetësoi shpirtin tim.

Danny Blum u bashkua me klubin FC Nürnberg në Bavari në muajin korrik, 2014. Ekipi luan në Divizionin e Dytë të futbollit profesional në Gjermani, Bundesligë.

Që atëherë, ai falet pesë herë në ditë dhe han ushqim hallall. Kur prindërit u informuan me vendimin e tij, lojtari 24-vjeçar tha se ata në fillim ishin të frikësuar.

Ata janë të krishterë të devotshëm. Por shpejt ata thanë se unë duhet të shkojë në atë rrugë, nëse unë besoj se është e drejtë, tha ai.

Futbollisti gjerman, Danny Blum, i cili kohët e fundit ka njoftuar se ka përqafuar Islamin, thotë se feja e ka ndryshuar jetën për më mirë.

Para se të konvertohej, ai nuk ishte i kënaqur me jetën e tij.
Disa javë më parë, ai e mori vendimin për të përqafuar Islamin, duke u bashkuar fenë Islame e cila ka rritjen më të shpejtë në botë, njoftoi Agjencia IINA.

Të jetosh në prehër të luksit. Çdo fundjavë hallakamë. Kurrrfarë përgjegjësie për ndonjë gjë. Dhe çfarë në të vërtetë vjen pas daljes në pension? Këto pyetje i erdhën Danny Blum-it ndërsa ai ishte ulur në shtëpi.

Kam mësuar për Islamin nëpërmjet miqve të mi dhe më pas studiova libra për fenë dhe bëra disa hulumtime online. Dhe më në fund  kam ardhur në përfundim se kjo është ajo që unë kam qenë duke kërkuar, deklaroi ai. 

E pranova Islamin si besimin tim dhe unë jam i sigurt se kjo është mënyra më e mirë e jetës, theksoi lojtari e klubit FC Nürnberg.


Danny Blum më tej e përshkroi Islamin si një fe e shpresës dhe e forcës, duke thënë: Islami më dha forcë. Lutja, namazi e qetësoi shpirtin tim.

Danny Blum u bashkua me klubin FC Nürnberg në Bavari në muajin korrik, 2014. Ekipi luan në Divizionin e Dytë të futbollit profesional në Gjermani, Bundesligë.

Që atëherë, ai falet pesë herë në ditë dhe han ushqim hallall. Kur prindërit u informuan me vendimin e tij, lojtari 24-vjeçar tha se ata në fillim ishin të frikësuar.

Ata janë të krishterë të devotshëm. Por shpejt ata thanë se unë duhet të shkojë në atë rrugë, nëse unë besoj se është e drejtë, tha ai.

Transmetohet se Profeti a.s ka thënë:” Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa këto dhjetë ditë.” Shokët e tij, të çuditur e pyetën: “Edhe se pjesëmarrja në xhihad o i dërguar i Allahut?!” Profeti a.s ua ktheu: “Përveç një burri i cili ka dalë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën.”
Pyetje: Cila është urtësia e shenjtërimit të këtyre ditëve? Përse Profeti a.s thotë që vepra e mirë gjatë këtyre ditëve, është më e dashur tek Zoti sesa vepra e mirë në ditët e tjera?”
Dr. Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Këto dhjetë ditë nga muaji Dhul Hixhe, janë ditët më të mira tek Zoti, gjë e cila transmetohet në hadithin e cituar prej jush më lart. Shkaku përse këto dhjetë ditë janë të shenjta dhe të vlefshme tek Zoti, është si më poshtë:
Së pari, favorizimi dhe përzgjedhja e diçkaje, është një çështje që i takon Zotit të lartësuar. Është në dorën e Tij që një vendi të caktuar ti japë prioritet ndaj vendeve të tjera. Kështu, Ai e ka favorizuar Qaben më shumë se çdo xhami tjetër. Po ai ka favorizuar Qaben, xhaminë e Profetit a.s dhe xhaminë Aksa ndaj të gjitha xhamive dhe faltoreve të tjera. Thotë Profeti a.s: ”Udhëtimet rituale nuk lejohet të bëhen veçse drejt tre xhamive; Qabes, xhamisë time dhe xhamisë Aksa.”
Ka dashur Zoti që një namaz në Qabe, të jetë ekuivalent me njëqind mijë namaze në xhamitë e tjera. Një namaz në xhaminë e Profetit a.s të jetë ekuivalent me njëmijë namaze të xhamive të tjera dhe një namaz në xhaminë aksa, sa pesëqind namaze në xhamitë e tjera. Po ashtu, Zoti ka favorizuar Mekën dhe Medinen, ndaj çdo vendi dhe qyteti tjetër. Kjo ishte për sa i përket favorizimit të vendeve.
Sakaq, lidhur me favorizimin e njerëzve, shohim që Zoti i lartësuar i ka favorizuar dhe privilegjuar profetët dhe të dërguarit e tij nga të gjithë njerëzit e tjerë. Por, ai ka privilegjuar disa profetë nga disa të tjerë. “Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta.”(Bekare, 253)
Është në dorën e Zotit që të favorizojë, privilegjojë dhe bëjë zgjedhje të caktuara. Thotë Zoti në Kuran:Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (Kasas, 63)
Zoti favorizon vendet, njerëzit ditët dhe gjithçka tjetër, për shkaqe që vetëm Ai i di. Ndonjëherë, Zoti na e tregon urtësinë dhe shkakun e një favorizimi dhe përzgjedhjeje, ashtu siç ndodh me muajin e Ramazanit. “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (Bekare, 185)
Natën e Kadrit, Zoti e ka zgjedhur dhe favorizuar, për shkak se në këtë natë është shpallur Kurani.“Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (Kadr, 1)
Së dyti, muajin Dhul Hixhe Zoti e ka favorizuar për dy gjëra: Ky muaj hyn tek katër muajt e shenjtë, të cilët janë favorizuar nga vetë Zoti ndaj muajve të tjerë.
“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Teube, 36)
Këta katër muaj, janë: Dhul Kide, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb. Të dëmtosh veten dhe të tjerët është e ndaluar në të gjithë muajt, por kryesisht në këto muaj është akoma më e rëndë. Prandaj, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, janë të shenjta, pasi ndodhen në këtë muaj të shenjtë.
Së treti, sepse në muajin Dhul Hixhe zhvillohen dy ngjarje të rëndësishme; Ai është muaji i shenjtë dhe në këtë muaj zhvillohet rituali i Haxhit. Muajt kur mund të niset besimtari për haxh janë tre; Sheval, Dhul Kide dhe Dhul Hixhe. Mos harrojmë, se Shevali është nga muajt e Haxhit dhe nuk hyn tek muajt e shenjtë.
Së katërti, sepse në këto dhjetë ditë, kryhen ritualet kryesore të Haxhit, dita e tervijes që është dhe dita e tetë, dita e nëntë e qëndrimit në Arafat, dhe dita e dhjetë, dita e therjes së kurbaneve. Dita e nëntë, është dita më e mirë e vitit, ashtu siç është nata e Kadrit nata më e mirë e vitit.
Ashtu siç janë dhjetë netët e fundit të Ramazanit, netët më të mira të vitit, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, janë ditët më të mira të vitit.
Këto ishin disa urtësi lidhur me shenjtërimin dhe favorizimin e këtyre dhjetë ditëve. Vetë Profeti a.s i nxiste shokët e tij dhe të gjithë myslimanët, që këto ditë ti mbushin me vepra të mira, si agjërimi, sadakaja, lutjet dhe dhikri.
Zoti e di më mirë!
A e ke pyetur ndonjë ditë veten, se pse ezani fillon me shprehjen Allahu Ekber (Allahu është më i madhi), dhe nuk fillon me ndonjë shprehje tjetër, si Subhanallah, apo Esh-hedu en la ilahe il-lAllah??
Fshehtësia e saj gjendet në këtë ajet të sures Xhumua, ku Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju!”. Xhumua 9.
Pra, qëllimi i zgjedhjes së kësaj shprehjeje nuk është vetëm se tërheqja e vërejtjes së dëgjuesit, por është edhe vetëdijesimi i tij, se Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjet në atë moment, se çdo gjë që e preokupon atë nga preokupimet e dynjasë.
Nëse je duke mësuar dhe duke përsëritur, dije se Allahu është më meritor t’i përgjigjesh, se sa ta vazhdosh leximin.
Nëse je duke mbjell apo duke korrur, dije se Allahu është më i madh që t’i përgjigjesh, sesa të preokupohesh me tokën dhe frytet e saj.
Nëse je duke bërë shitblerje, Allahu është më i madh dhe më meritor t’i përgjigjesh, se sa të merresh me tregti në atë moment edhe nëse e di se fiton nga ajo tregti.
Për këtë arsye shprehja Allahu Ekber, është ajo më e mira që e dëgjojmë derisa të jemi gjallë.
Sa herë që e dëgjojmë ezanin dhe i përcjellim e i përsërisim fjalët e myezinit, dhe tek shprehja “Haja alas-salah, haja alal felah – Ejani në namaz, ejani në shpëtim”, themi La havle ue la kuvete il-la bil-lah (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut), kërkojmë ndihmë nga Allahu i Madhëruar që ta praktikojmë këtë fe dhe sheriat.
Me përcjelljen e ezanit, ti vetëm se e vërteton dhe e pranon shpirtërisht se, çdo gjë që thuhet nga ezani, përputhet me atë që gjendet në gjoksin tënd nga bindja dhe e vërteta.
Ngutja dhe nxitimi për në namaz, është vërtetim praktik i të nxituarit në veprimin e urdhëresave të Allahut dhe mos neglizhencën e tyre.
Si mendoni, a jemi ne nga ata!?

Diktaturë po, islamizëm jo!, më në fund ky është slogani dhe qëndrimi real i Perëndimit ndaj luftës në Siri. Kjo u proklamua haptas dhe pa perifrazë politike, se perëndimi mbështet mbetjen e diktatorit të Sirisë në pushtet, edhe përkundër krimeve ndaj popullit të tij, kur është në pyetje, që ai të zëvendësohet  me qeverisje Islame.
Ky pozicion perëndimor, mund të përgjithësohet në çdo vend të botës dhe jo vetëm me Sirinë.
Edhe pse, paturpësia e qëndrimit kundërshtues të asaj, në të cilën thërret Perëndimi, kinse luftimin e diktaturës dhe diktatorëve, madje pretendimi se përkrahë lëvizjet dhe dëshirën e çdo populli për liri dhe demokraci, si dhe krimet tejet të rënda nga familja Al-Asad, ndaj popullit sirian, në njëfarë mënyre sikur kishin garanci, se nuk do të ketë një qëndrim të tillë, porse si duket armiqësia ndaj Islamit është më e madhe dhe e përhershme.
Edhe përkundër deklaratave të zjarrta të liderëve perëndimor në fillim të luftës në Siri, si: "Asadi ka humbur legjitimitetin", "nuk ka vend për Asadin në udhëheqjen tranzicionale, pas mbarimit të luftës", "duhet që Asadi të jap dorëheqje", "përdorimi i armëve kimike është vijë e kuqe"… edhe përkundër të gjitha këtyre deklaratave, perëndimi i dërgon mesazh të qartë "Koalicionit Popullor Opozitar Sirian" se, bisedimet për paqe, ndoshta nuk do ta largojnë Asadin nga pushteti dhe se pakica fetare Alevi, nga e cila vjen ai, duhet të jetë palë kyçe në qeverinë e përkohshme.(sipas burimeve të agjencisë së lajmeve "Reuters")
Njëri nga anëtarët e këtij koalicioni deklaroi: "miqtë tanë perëndimor na kanë thënë se nuk mund të pajtohen aktualisht me largimin e Asadit, sepse do të ndodhë rrëmujë dhe pushtetin (sipas tyre) do ta marrin islamikët ekstremistë".
Duke lenë hapur mundësinë që Asadi të caktojë zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, pa paraqitur pengesë që ai prapë të kandidohet për postin e kryetarit të vendit, edhe pse ai përdori armët kimike kundër popullit të tij!!
Pra, islamikët janë rreziku real për perëndimin, edhe pse ata po luftojnë në mbrojtje të vetës dhe familjes së tyre nga krimet dhe masakrat e Asadit. Ndërsa Asadi i cili vrau barbarisht qindra mijëra civilë, arrestoi aq më shumë, largoi nga pronat a tyre miliona të tjerë, shkatërroi vendin dhe pasurinë kombëtare, duket se nuk është rrezik për perëndimin sa janë islamikët.
Një diplomat nga Lindja e Mesme në prag të konferencës "Gjeneva 2" thotë se nëse arrihet një marrëveshje mes Amerikës dhe Rusisë, opozita duhet ta pranojë edhe nëse Asadi do të mbetej president, ngase do t'i tkurren kompetencat!!
Disa shtete perëndimore kërcënuan opozitën siriane në rast se nuk e pranon këtë marrëveshje, do ta humbiste mbështetjen perëndimore, mbështetje kjo e përkufizuar në deklarata boshe e kërcënime aspak serioze kundër Asadit.
Një lajm ky shumë i rrezikshëm, i cili ç'rrënjos të gjitha sloganet dhe rregullat morale të maskuara të perëndimit, duke e treguar sheshazi luftën perëndimore ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke mos respektuar as rregullat themelore njerëzore.
Gjithashtu, një gjë e tillë i bënë muslimanët të ndiejnë edhe me tepër padrejtësinë perëndimore ndaj tyre, për të vetmin "krim", se janë muslimanë,  e rrënjosi urrejtjen e tyre për perëndimin, duke shkaktuar kështu në rritjen e shkallës së dhunës dhe atë të kundër-dhunës, dhunë të cilën perëndimi gjithnjë trumbeton se angazhohet për ta ndaluar, ndërsa në fakt vetëm sa i kontribuon rritjes dhe përhapjes së tij.
Në të njëjtën kohë, ky lajm dikton rëndësinë që ka karta e Izraelit tek perëndimi, në përparësitë e zgjidhjes së problemit sirian, dhe që doemos pasardhësi i Asadit duhet të kujdeset për sigurinë dhe kufijtë e Izraelit, ashtu siç kujdesej vet Asadi. Ne të kundërtën, do të mbetej Asadi në pushtet edhe përkundër masakrave e gjenocidit që bën.
Frika nga përhapja e depërtimit të "Al-Kaides" dhe grupeve tjera "radikale islamike" (sipas pretendimeve të tyre), është arsyeja e perëndimit, për të mbetur Asadi në pushtet , ndërsa ajo që po bën Asadi me popullin sirian për plot tre vite, nuk quhet radikalizëm e as terrorizëm!!
Edhe pse "Fronti Islamik Sirian", nuk figuron në listën e organizatave terroriste, prapë se prapë, kur ky front  me kërkesën e opozitës siriane (e cila mbështetet nga perëndimi), mori përsipër kontrollimin e njërës nga pikat kufitare me Turqinë si dhe depot e armatimit të kontrolluara nga "Ushtria Çlirimtare", (nga frika se ato mos po bien në duart e grupit "Shteti islam për Irak dhe Sham", grup ky që rrjedh nga Al-Kaida), perëndimi deklaroi se ka "grupe radikale", duke aluduar në këtë front.
Këto janë disa arsye aspak serioze, pas të cilave perëndimi po e fsheh armiqësinë ndaj Islamit, duke e etiketuar me etiketime tani më të njohura për të gjithë si: terrorizëm, radikalizëm, fundamentalizëm, ndërsa në anën tjetër arsyeton, diktatorët, tiranët, kriminelët, ngase ata nuk janë muslimanë!!!

Zgjodhi dhe përshtati:  Hoxhë Rasim Haxha

(Autori eshte ne përfundim te studimeve te magjistratures prane Universitetit te Kasimit ne Burejde, Kasim.)

Një prej temave më të diskutueshme në Kosovë, kohëve të fundit¸ janë çështja e shamisë dhe ajo e Islamit Tradicional.
Pothuajse të gjithë, së paku shprehimisht, janë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e pastaj dallojnë në shumë gjëra se a janë e drejtë e njeriut apo jo. Mirëpo, në raste të shpeshta, kur ato të drejta janë të muslimanëve, ato mohohen dhe shkelen, siç është rasti me ndalimin e shamisë në shkollat publike në Kosovë. Gjithashtu, ata të cilëve iu pengon fakti se Islami është fe e shumicës absolute të popullit të Kosovës, angazhohen që populli të jetë sa më pak fetar.
Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, në një debat rreth çështjes së shamisë në shkollat publike, tha: "Nuk e kemi problem që një vajzë të mbajë shaminë në klasë, por kemi frikë se mos po bëhen shumë ato që bartin shami”. Kurse një zyrtar qeveritar pat thënë: " Islamin të cilin e dëshirojmë në Kosovë është Islami minimal".
Ajo që mund të them me këtë rast është se:
Veshja islame është obligim për çdo vajzë muslimane moshërritur dhe s'ka të bëjë asgjë me simbole apo diç tjetër.
Vajzat muslimane të cilat bartin veshjen islame e bëjnë atë nga bindja e tyre në obligueshmërinë e saj, e jo, siç mundohet dikush ta paraqesë, për përfitime materiale. Kjo është vetëm një akuzë qëllimkeqe të cilën nuk kanë mundur, dhe nuk mund ta vërtetojnë asnjëherë, sepse nuk është realitet.
Një nga rastet, kur njeriu e nxjerr në shesh atë që e mban në zemër, është kur atë e bën gabimisht. Mendoj se ky është rasti me këta dy zyrtarë qeveritarë, të cilët i demaskuan ata për të cilët punojnë. Kjo tregon se shamia nuk është problem nëse numri i vajzave që e bartin atë është i vogël, edhe nëse për ta konsiderohet bartje e simboleve. Gjithashtu tregon se thirrja e antiislamistave dhe islamofobëve për Islam Tradicional është e rreme, sepse ata duan Islam minimal. Me kënaqësi them se, ajo nga e cila ka frikë i pari do të ndodh, sepse edhe shoqet e asaj vajze të mbuluar janë muslimane gjithashtu, dhe ajo të cilën e dëshiron i dyti nuk do të ndodh, me lejen e Zotit.
Muslimanët, në rastin tonë pothuajse i tërë populli, duhet t'i kërkojnë të drejtat e tyre, me mjete dhe metoda legjitime, gjithnjë në konsultim me udhëheqësit e tyre fetarë.
Për arritjen e qëllimeve muslimanët duhet, që në radhë të parë, t'i përmirësojnë raportet e tyre me Allahun e Madhërishëm, nëpërmjet kryerjes së obligimeve dhe largimit nga ndalesat. Me këtë rast, duhet të vetëdijesohen anëtarët e familjes dhe të afërmet për obligueshmërinë e shamisë dhe duhet ta praktikojnë vetë atë dhe t'i ftojnë të tjerët në zbatimin e  Islamit, në të gjitha kohët dhe vendet.

Shkroi: Hoxhë Arben Ahmetaj 
(Autori është në përfundim të studimeve të magjistraturës në lëndën e Fikhut pranë Universitetit Malik Saud nëRijad)

1. Nëse njerëzit i sheh se mahniten me ty, dije se ata mahniten me atë të bukurën që Allahu e paraqiti nga ti, dhe ata nuk e dinë atë të keqen që ta fshehu Allahu nga ta. Për këtë arsye falënderoje Allahun dhe mos u bë kryelartë!!
2. Nëse donë të bëhesh i lumtur, mos u ndal në kujtimet e të kaluarës tënde, dhe mos i shko pas njeriut i cili nuk mendon për ty. Askush nuk vdes nga ndarja e ndokujt, dhe falënderoje Allahun për begatinë e harresës!!
3. Mos të jetë aspirata jote që të bëhesh më i mirë se të tjerët, po le të jenë aspiratat e tua që ti të bëhesh më i mirë për veten se sa ke qenë më herët!!
4. Mendjet zvogëlohen kur merren me mendjet e të tjerëve, dhe mendjet rriten kur merren me veten!!
5. Heshtja në momente të rënda jep si fryt respektin, krahas polemikës dhe debatit, i cili jep urrejtjen dhe përçarjen!
6. Sillu me çdo njeri si të jetë më i rëndësishmi në jetën tënde. Jo se ajo do të bën që ti të ndjehesh i lumtur, po do të kesh numër më të madh të shokëve që do ta kthejnë po me të njëjtën ndjenjë!!
7. Shoqërohu me njerëzi pozitiv, ngase ata do të ndikojnë në mendimet e tua, dhe mendjen tënde, dhe sjelljet e tua, dhe ti do të shndërrohesh në personalitet pozitiv, pa e ndje atë aspak, dhe pastaj do të fillosh që ti të ndikosh tek të tjerët!!
8. Nëse të këshillon njeri me ashpërsi, mos e ndërpre, dhe përfito nga vërejtjet e tij. Pas ashpërsisë së tij ka dashuri të thellë! Për këtë mos u bën sikurse ai që e theu orën me alarm, e cila nuk kishte asnjë faj tjetër përveç se që e zgjoi nga gjumi!!
9. Buzëqeshja nuk të blen bukë .. po të blen shpirtra!! I lartësuar qoftë Allahu që e bëri buzëqeshjen në fenë tonë adhurim që të shpërblehemi për të!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Katër gjëra nëse i zotëron (o musliman) atëherë nuk të takon ty të mërzitesh për gjërat e ikura të dynjasë: nëse e ke ruajt amanetin, ke folur të drejtën, ke pas sjellje të mirë si dhe ke fituar me dëlirësi.” (Shënon Ahmedi: 6614 dhe Taberani: “Mexhmu ez zevaid”-  4/145)
Transmetohet nga Abdullah ibn Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- ka thënë se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: “Të dhurosh ushqim si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”. ( Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthimi i selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës, dhe lutja për vëllanë në momentin kur ai teshtin (duke i thënë “Jerhamuk Allah (Allahu të mëshiroftë).”
( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162)
Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:  “E përshëndet me selam i hipuri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse a cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri.”
(Shënon Bezari: ,- “Keshful estar”,- 2006 dhe ,- “Mexhmu ez zevaid”,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498)
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, dhe kur i besohet diçka të tradhton.” (Shënon Buhariu: 33, Muslimi: 59, dhe shtoi Imam Muslimi në transmetimin e tij në këtë hadith: “edhe nëse agjëron, falë namaz dhe pretendon se është musliman.”)
Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi,-alejhi selam): “Kur e takon e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,- “elhamdulilah” (falënderimi i takon Allahut),- ti thuaji,- “jerhamukellah ( Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij.” (Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).
Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Juve ju takon të flisni të vërtetën, sepse e vërteta shpie në mirësi, e mirësia shpie drejtë xhenetit, me të vërtetë njeriu vazhdon të jetë i drejtë (ta thotë të vërtetën) në të çdo punë derisa tek Allahu të shkruhet si i drejtë. Dhe keni kujdes nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra shpie në prishje (shthurje, humnerë), kurse prishja shpie drejtë xhehenemit, me të njeriu vazhdon të gënjej ë në çdo punë derisa tek Allahu shkruhet si gënjeshtar.” (Shënon Buhariu: 6094, Muslimi: 2607).
Transmetohet nga Ubadete ibn Samiti,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Më garantoni ju mua gjashtë gjëra e un ua garantoj xhenetin: Thoni të vërtetën kur flisni, kur të premtoni realizoni premtimin, kur t’u lihet amanet diçka ruani amanetin, ruani organet tuaja gjenitale, ruani shikimin tuaj (nga harami) dhe ruani duart e juaja."
(Shënuan: Ahmedi: 22251, Ibn Hibani në sahihun e tij: 271 dhe Hafidh el Mundhirij në,- “Et tergib ve terhib”,: 2/651.)
(Kurse Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në “Es silsiletu es sahiha” me nr.1470)
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit,  ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu (bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllanë tënd musliman.  Çdo mus­liman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e mus­li­ma­nit  tjetër.
(Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).
 Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Suad Burhan Shabani.
Medine, 2013.