Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

Meso Lexo Kuran



Si ta mësojmë më lehtë Kur'anin


kuran(7)Nëse mëson çdo ditë nga  një ajet   do ta mësosh Kuranin  në një interval kohor
prej 17 vite, 7 muaj e 9 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 8 ajete do ta mësoh Kuranin për  2 vite  2 muaj e 12 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 9 ajete do të mësosh Kuranin për  1 vit, 11 muaj e 12 ditë.
Nëse  mëson çdo ditë nga 10 ajete do ta mësosh Kuranin për 1 vit e 9 muaj e 3 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 11 ajete do ta mësosh Kuranin për 1 vit e 7 muaj.
Nëse  mëson çdo ditë 12 ajete  do ta mësosh Kuranin për 1 vit e 5 muaj e 15 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 13 ajete do ta mësosh Kuranin  per 1 vit e 4 muaj e 6 ditë.
Nëse mëson në ditë 14 ajete do ta mëosh Kuranin për 1 vit e 3 muaj.
Nëse mëson çdo ditë nga 15 ajete  do ta mësosh Kuranin për një 1 vit e 2 muaj  e 1 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 16 ajete e mëson Kuranin për 1 vit e 1 muaj e 6 ditë.
Nëse mëson çdo ditë  nga 17 ajete  do ta mësoh Kuranin për 1 vit  e 10 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga 18 ajete do ta mësosh Kuranin për 11 muaj  e 19 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga  19 ajete do ta mësoh Kuranin për 11 muaj dhe  1 ditë.
Nëse  mëson  çdo ditë nga  20 ajete do ta mësoh Kuranin për 10 muaj e 16 ditë.
Nëse mëson çdo ditë nga një faqe do ta mësoh Kuranin për 1 vit e 8 muaj e 12 ditë.
Nëse mëson  çdo ditë nga dy faqe  do ta mësosh Kuranin për 10 muaj  e 6 ditë.
Mos harro se  për çdo shkronjë që e shqipton gjatë leximit të Kuranit ke një të mirë dhe të shkruhen nga 10 sevape.
Në fjalën ( بسم الله الرحمن الرحيم ) p.sh.:  ka 19 shkronja. Kur t’i shqiptosh llogariten 190 sevape, e si do te jetë për ajetet tjera?
Ndërsa përsëritja e Kuranit gjatë mësimit përmendësh dhe pas tij është një shans i  jetës.
Disa nga ata që ju  maten  të mirat në Ditën e Gjykimit do të kenë nevojë  qoftë edhe për një të mirë, në mënyrë që t’ia rëndoj  peshojen e të mirave nga peshoja e të kqijave dhe kështu  me begatinë e Allahut dhe me mëshirën e Tij hapet rruga për në xhenet. E lusim Allahun që  mos të na bëjë haram rrugën për në xhenet dhe të  na japë ndihmën e Tij, besnikërinë dhe sinqeritetin dhe të na pranojë veprat tona! Amin!