Ndalimi i shamisë si mjet për Islamin minimal
Një prej temave më të diskutueshme në Kosovë, kohëve të fundit¸ janë çështja e shamisë dhe ajo e Islamit Tradicional.
Pothuajse të gjithë, së paku shprehimisht, janë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e pastaj dallojnë në shumë gjëra se a janë e drejtë e njeriut apo jo. Mirëpo, në raste të shpeshta, kur ato të drejta janë të muslimanëve, ato mohohen dhe shkelen, siç është rasti me ndalimin e shamisë në shkollat publike në Kosovë. Gjithashtu, ata të cilëve iu pengon fakti se Islami është fe e shumicës absolute të popullit të Kosovës, angazhohen që populli të jetë sa më pak fetar.
Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, në një debat rreth çështjes së shamisë në shkollat publike, tha: "Nuk e kemi problem që një vajzë të mbajë shaminë në klasë, por kemi frikë se mos po bëhen shumë ato që bartin shami”. Kurse një zyrtar qeveritar pat thënë: " Islamin të cilin e dëshirojmë në Kosovë është Islami minimal".
Ajo që mund të them me këtë rast është se:
Veshja islame është obligim për çdo vajzë muslimane moshërritur dhe s'ka të bëjë asgjë me simbole apo diç tjetër.
Vajzat muslimane të cilat bartin veshjen islame e bëjnë atë nga bindja e tyre në obligueshmërinë e saj, e jo, siç mundohet dikush ta paraqesë, për përfitime materiale. Kjo është vetëm një akuzë qëllimkeqe të cilën nuk kanë mundur, dhe nuk mund ta vërtetojnë asnjëherë, sepse nuk është realitet.
Vajzat muslimane të cilat bartin veshjen islame e bëjnë atë nga bindja e tyre në obligueshmërinë e saj, e jo, siç mundohet dikush ta paraqesë, për përfitime materiale. Kjo është vetëm një akuzë qëllimkeqe të cilën nuk kanë mundur, dhe nuk mund ta vërtetojnë asnjëherë, sepse nuk është realitet.
Një nga rastet, kur njeriu e nxjerr në shesh atë që e mban në zemër, është kur atë e bën gabimisht. Mendoj se ky është rasti me këta dy zyrtarë qeveritarë, të cilët i demaskuan ata për të cilët punojnë. Kjo tregon se shamia nuk është problem nëse numri i vajzave që e bartin atë është i vogël, edhe nëse për ta konsiderohet bartje e simboleve. Gjithashtu tregon se thirrja e antiislamistave dhe islamofobëve për Islam Tradicional është e rreme, sepse ata duan Islam minimal. Me kënaqësi them se, ajo nga e cila ka frikë i pari do të ndodh, sepse edhe shoqet e asaj vajze të mbuluar janë muslimane gjithashtu, dhe ajo të cilën e dëshiron i dyti nuk do të ndodh, me lejen e Zotit.
Muslimanët, në rastin tonë pothuajse i tërë populli, duhet t'i kërkojnë të drejtat e tyre, me mjete dhe metoda legjitime, gjithnjë në konsultim me udhëheqësit e tyre fetarë.
Për arritjen e qëllimeve muslimanët duhet, që në radhë të parë, t'i përmirësojnë raportet e tyre me Allahun e Madhërishëm, nëpërmjet kryerjes së obligimeve dhe largimit nga ndalesat. Me këtë rast, duhet të vetëdijesohen anëtarët e familjes dhe të afërmet për obligueshmërinë e shamisë dhe duhet ta praktikojnë vetë atë dhe t'i ftojnë të tjerët në zbatimin e Islamit, në të gjitha kohët dhe vendet.
Shkroi: Hoxhë Arben Ahmetaj
Burimi: www.arkivaislame.blogspot.com
(Autori është në përfundim të studimeve të magjistraturës në lëndën e Fikhut pranë Universitetit Malik Saud nëRijad)
Category: Opinione
0 comments