Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

“Diktaturë po, islamizëm jo!”

ADMIN | 16:50 | 0 comments


Diktaturë po, islamizëm jo!, më në fund ky është slogani dhe qëndrimi real i Perëndimit ndaj luftës në Siri. Kjo u proklamua haptas dhe pa perifrazë politike, se perëndimi mbështet mbetjen e diktatorit të Sirisë në pushtet, edhe përkundër krimeve ndaj popullit të tij, kur është në pyetje, që ai të zëvendësohet  me qeverisje Islame.
Ky pozicion perëndimor, mund të përgjithësohet në çdo vend të botës dhe jo vetëm me Sirinë.
Edhe pse, paturpësia e qëndrimit kundërshtues të asaj, në të cilën thërret Perëndimi, kinse luftimin e diktaturës dhe diktatorëve, madje pretendimi se përkrahë lëvizjet dhe dëshirën e çdo populli për liri dhe demokraci, si dhe krimet tejet të rënda nga familja Al-Asad, ndaj popullit sirian, në njëfarë mënyre sikur kishin garanci, se nuk do të ketë një qëndrim të tillë, porse si duket armiqësia ndaj Islamit është më e madhe dhe e përhershme.
Edhe përkundër deklaratave të zjarrta të liderëve perëndimor në fillim të luftës në Siri, si: "Asadi ka humbur legjitimitetin", "nuk ka vend për Asadin në udhëheqjen tranzicionale, pas mbarimit të luftës", "duhet që Asadi të jap dorëheqje", "përdorimi i armëve kimike është vijë e kuqe"… edhe përkundër të gjitha këtyre deklaratave, perëndimi i dërgon mesazh të qartë "Koalicionit Popullor Opozitar Sirian" se, bisedimet për paqe, ndoshta nuk do ta largojnë Asadin nga pushteti dhe se pakica fetare Alevi, nga e cila vjen ai, duhet të jetë palë kyçe në qeverinë e përkohshme.(sipas burimeve të agjencisë së lajmeve "Reuters")
Njëri nga anëtarët e këtij koalicioni deklaroi: "miqtë tanë perëndimor na kanë thënë se nuk mund të pajtohen aktualisht me largimin e Asadit, sepse do të ndodhë rrëmujë dhe pushtetin (sipas tyre) do ta marrin islamikët ekstremistë".
Duke lenë hapur mundësinë që Asadi të caktojë zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, pa paraqitur pengesë që ai prapë të kandidohet për postin e kryetarit të vendit, edhe pse ai përdori armët kimike kundër popullit të tij!!
Pra, islamikët janë rreziku real për perëndimin, edhe pse ata po luftojnë në mbrojtje të vetës dhe familjes së tyre nga krimet dhe masakrat e Asadit. Ndërsa Asadi i cili vrau barbarisht qindra mijëra civilë, arrestoi aq më shumë, largoi nga pronat a tyre miliona të tjerë, shkatërroi vendin dhe pasurinë kombëtare, duket se nuk është rrezik për perëndimin sa janë islamikët.
Një diplomat nga Lindja e Mesme në prag të konferencës "Gjeneva 2" thotë se nëse arrihet një marrëveshje mes Amerikës dhe Rusisë, opozita duhet ta pranojë edhe nëse Asadi do të mbetej president, ngase do t'i tkurren kompetencat!!
Disa shtete perëndimore kërcënuan opozitën siriane në rast se nuk e pranon këtë marrëveshje, do ta humbiste mbështetjen perëndimore, mbështetje kjo e përkufizuar në deklarata boshe e kërcënime aspak serioze kundër Asadit.
Një lajm ky shumë i rrezikshëm, i cili ç'rrënjos të gjitha sloganet dhe rregullat morale të maskuara të perëndimit, duke e treguar sheshazi luftën perëndimore ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke mos respektuar as rregullat themelore njerëzore.
Gjithashtu, një gjë e tillë i bënë muslimanët të ndiejnë edhe me tepër padrejtësinë perëndimore ndaj tyre, për të vetmin "krim", se janë muslimanë,  e rrënjosi urrejtjen e tyre për perëndimin, duke shkaktuar kështu në rritjen e shkallës së dhunës dhe atë të kundër-dhunës, dhunë të cilën perëndimi gjithnjë trumbeton se angazhohet për ta ndaluar, ndërsa në fakt vetëm sa i kontribuon rritjes dhe përhapjes së tij.
Në të njëjtën kohë, ky lajm dikton rëndësinë që ka karta e Izraelit tek perëndimi, në përparësitë e zgjidhjes së problemit sirian, dhe që doemos pasardhësi i Asadit duhet të kujdeset për sigurinë dhe kufijtë e Izraelit, ashtu siç kujdesej vet Asadi. Ne të kundërtën, do të mbetej Asadi në pushtet edhe përkundër masakrave e gjenocidit që bën.
Frika nga përhapja e depërtimit të "Al-Kaides" dhe grupeve tjera "radikale islamike" (sipas pretendimeve të tyre), është arsyeja e perëndimit, për të mbetur Asadi në pushtet , ndërsa ajo që po bën Asadi me popullin sirian për plot tre vite, nuk quhet radikalizëm e as terrorizëm!!
Edhe pse "Fronti Islamik Sirian", nuk figuron në listën e organizatave terroriste, prapë se prapë, kur ky front  me kërkesën e opozitës siriane (e cila mbështetet nga perëndimi), mori përsipër kontrollimin e njërës nga pikat kufitare me Turqinë si dhe depot e armatimit të kontrolluara nga "Ushtria Çlirimtare", (nga frika se ato mos po bien në duart e grupit "Shteti islam për Irak dhe Sham", grup ky që rrjedh nga Al-Kaida), perëndimi deklaroi se ka "grupe radikale", duke aluduar në këtë front.
Këto janë disa arsye aspak serioze, pas të cilave perëndimi po e fsheh armiqësinë ndaj Islamit, duke e etiketuar me etiketime tani më të njohura për të gjithë si: terrorizëm, radikalizëm, fundamentalizëm, ndërsa në anën tjetër arsyeton, diktatorët, tiranët, kriminelët, ngase ata nuk janë muslimanë!!!

Zgjodhi dhe përshtati:  Hoxhë Rasim Haxha

(Autori eshte ne përfundim te studimeve te magjistratures prane Universitetit te Kasimit ne Burejde, Kasim.)

Category:

About GalleryBloggerTemplates.com:
GalleryBloggerTemplates.com is Free Blogger Templates Gallery. We provide Blogger templates for free. You can find about tutorials, blogger hacks, SEO optimization, tips and tricks here!

0 comments