Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

Ukraniasja Violetta Stalbarova pranon islamin pasi ndegjoi Ezanin

ADMIN | 10:49 | 0 comments

Njëzet e katër vjeçarja nga Ukraina, Violetta Stalbarova, erdhi në Safranbol, qytet në veri të Turqisë, dhe pasi e dëgjoi zërin e ezanit shprehu dëshirën të konvertohet në Islam

Violetta është paraqitur në zyrat e myftinisë në komunën Safranbol dhe kërkoi të bëhet muslimane. Myftiu Ilyas Yilmazturk ishte prezent gjatë shqiptimit të shehadetit (dëshmisë) nga ana e ukrainases njëzet e katër vjeçare. Më pas ajo e ndërroi emrin në Xhemre.
“Në deklaratën e saj dhënë agjencisë Anadolia, Stalbarova tha se duke ecur në këtë qytezë të bukur dhe autentike, ishte fascinuar me atraksionet turistike, e në veçanti me pamjen e xhamisë, ndërsa kur e dëgjoi zërin e ezanit, kjo e preku thellë në shpirt, prandaj vendosi të konvertohet në Islam.
Tani, ajo dëshiron të mbledh sa më shumë informacione rreth Islamit dhe muslimanëve, e për këtë do ta ndihmojnë edhe udhëzuesit turistik në Safranbol.
“Jam shumë e kënaqur me Islamin, njëherit kam kuptuar se i posedoj të gjitha ato që i kërkon kjo fe. Tani kam gjetur paqe ne shpirtin tim. I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan”, tha në fund Stalbarova.

Category:

About GalleryBloggerTemplates.com:
GalleryBloggerTemplates.com is Free Blogger Templates Gallery. We provide Blogger templates for free. You can find about tutorials, blogger hacks, SEO optimization, tips and tricks here!

0 comments