Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

Detyrimet e pasurisë në Islam nga Ibn Rexhebi

ADMIN | 11:56 | 0 comments


hoxne-hoard
Pasuria, për atë që e përdor për t’iu bindur Allahut, e shpenzon rrugëve të bamirësisë që e afrojnë tek Allahu, është shkak që e çon njeriun tek Allahu. Ndërsa për atë që e shpenzon në mëkate, apo e përdor për të arritur synimet e tij të ndaluara, apo të preokupuarit me të duke e larguar nga adhurimi i Allahut, ajo është shkaku që i pret udhën për tek Allahu. Allahu i Lartësuar grupin e parë e ka lavdëruar në Librin e Tij, ndërsa të dytin e ka përçmuar. Për sa i takon lavdërimit të grupit të parë, thotë:
“Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” (El-Bekare, 274)
I Dërguari (sal-lall-llâhu alejhi ue sel-lem!) ka thënë: “Sa begati është pasuria e shëndoshë (hallall) për njeriun e mirë (që respekton të drejtat ndaj Zotit dhe ndaj robërve).”
Po ashtu: “Vërtet që kjo pasuri është (si një frutë) e freskët dhe e ëmbël. Për atë që e fiton në mënyrë të lejuar dhe e shpenzon aty ku duhet, është një ndihmesë e mirë për të; ndërsa për atë që e fiton në mënyrë të palejuar është si puna e atij që ha por nuk ngopet.”
Një besimtar që e fiton pasurinë në mënyrë të ligjshme (hallall) dhe e shpenzon aty ku duhet, ai do të shpërblehet për gjithë këtë. Sa herë që shpenzon prej saj duke synuar Fytyrën e Allahut, ajo i llogaritet për sadaka dhe shpërblehet për të; derisa edhe ajo që shpenzon për të ushqyer veten i llogaritet sadaka; ajo me të cilën ushqen fëmijën e tij i llogaritet sadaka; ajo që shpenzon për gruan e tij i llogaritet sadaka; ajo që shpenzon për të ushqyer shërbëtorin e tij i llogaritet sadaka… Të këtillë qenë shumica e pasanikëve prej sahabëve.

Category:

About GalleryBloggerTemplates.com:
GalleryBloggerTemplates.com is Free Blogger Templates Gallery. We provide Blogger templates for free. You can find about tutorials, blogger hacks, SEO optimization, tips and tricks here!

0 comments