Selam Alejkum (Paqja,bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju)....Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!

I varfëri dhe dyqanxhiu

ADMIN | 13:51 | 0 comments


Ishe një njeri i varfër ... Gruaja e tij prodhonte gjalpë dhe burri i saj e shiste në një nga dyqanet e qytetit. Gjalpit ia jepte formën e topit dhe pesha e tij ishte një kilogram. Burri e merrte dhe ia shiste pronarit të dyqanit dhe me çmimin e tij i blinte gjërat e nevojshme për shtëpi.
Një ditë nga ditët pronari i dyqanit filloi të dyshon në peshën e gjalpit. Filloi të vlerëson peshën e secilit top nga topat e gjalpit dhe në fund e vërtetoi se çdo toç peshon 900 gram e jo një kilogram dhe u zemërua shumë në njeriun e varfër.
Kur prezantoi i varfëri të nesërmen pronari i dyqanit e prit me fytyrë të mrrolur dhe i zemërua në të shumë dhe i tha: Unë më nuk do të blej nga ti gjalpë. Ti e shet gjalpin si të jetë një kilogram a në fakt ajo është e mangët për njëqind gram??? Ti je rrenacak dhe tradhtar.  
I varfëri kur i dëgjoi fjalët e tij u mërzit shumë dhe e uli kokën dhe tha: I nderuari shitës, ne nuk posedojmë kandar. Mirëpo unë nga ti bleva një kilogram sheqer dhe atë e bëra si peshore për ta matur gjalpin!!!???
Jeni të bindur plotësisht se kandari yt ... do të bëhet peshore ku do të maten veprat  e tua me të.

Category:

About GalleryBloggerTemplates.com:
GalleryBloggerTemplates.com is Free Blogger Templates Gallery. We provide Blogger templates for free. You can find about tutorials, blogger hacks, SEO optimization, tips and tricks here!

0 comments