Bir, a e ke vënë atë në praktikë ?
Atau ka transmetuar se ishte një njeri i ri i cili shkonte tek nëna e besimtarëve, Aishja radiallahu anha,
që t’i parashtronte pyetje, dhe ajo i përgjigjej atij.
Një ditë, ai erdhi tek ajo që ta pyesë atë disa pyetje.
Ajo tha: ”Bir, a i ke vënë në praktikë ato të cilat i ke ndëgjuar nga unë?”
Ai u përgjigjë: ”Jo nënë, nuk i kam vënë.”
Kështuqë ajo i tha: ”Bir, pse atëherë po kërkon që të shtosh argumentet e Allahut kundër neve dhe kundër teje?”[1]
Këshillë:
Kur të pyesësh për ndonjë gjë dhe merr përgjigje (të duhur) për të, atëherë praktikoje atë.
Përmbahu asaj, përndryshe ke përgjegjësi para Allahut, subhanehu ue teala.
Category:
0 comments