Mesazh për çdo motër
- Për motrat që janë të shkurorëzuara:
Motra të dashura dy vajzat e pejgamberit Muhamedit a.s. ishin të shkurorëzuar, edhe pse ishin vajzat e të dërguarit të Allahut ato i përjetuan plagët e shkurorëzimin.
- Për motrat që janë të martuara por nuk kanë fëmijë akoma:
Kujtojeni gruan e parë dhe nënën e besimtareve Hatixhen r.a. u martua me pejgamberin Muhamedin a.s. kur i kishte 40 vjet dhe ajo i ka pasur 6 fëmijë me Pejgamberin a.s., por Aishja edhe pse ishte aq e re nuk kishte fëmijë me Pejgamberin a.s. por asnjëherë nuk u ankua për fëmijë, e as që i tha të dërguarit të Allahut që ti lutet Zotit të tij të ju falë fëmijë. I mjaftonte burri i saj, dhe atij ia falte dashurin e saj.
- Për motrat që akoma nuk janë martuar dhe frikësohen nga fjalët e njerëzve:
Mos u brengos motër e dashur sepse martesa është risk prej Allahut, dhe Ai me siguri do ta jep riskun atëherë kur donë Ai jo kur donë ti, Ai e dinë se cila është më e mirë për ty. Mos të të interesoj se çka thonë të tjerët për ty.
Kujtoje Merjemin a.s. nuk ishte martuar asnjëherë dhe ajo është e vetmja grua të cilës i kushtohet një sure e plot në Kur’anin e shenjt dhe është titulluar një kaptinë e Kur’anit me emrin e saj.
Kështu që nëse nuk ke burrë nuk domethënë se ke një të metë sepse po të ishte kjo e vërtetë atëherë nuk do të përmendej Merjemi a.s. në Kur’an si gruaja më e dalluar e botës dhe nuk do të ishte prej zonjave të xhenetit.
E metë është mos ta ruash nderin tënd e jo të jesh e pamartuar.
Bën sabër oj motër dhe je e bindur se Allahu do të të shpërblejë shumë për durimin tënd.
Dhe në fund kjo dynja nuk është vetëm për martesë por që t’ia dorëzojmë jetën tonë Krijuesit tonë dhe ta pranojmë çdo gjë që Allahu ka caktuar për ne, dhe se Allahu nuk u bën padrejtësi krijesave të Tij.
Category:
0 comments